3 Marsi, Dita Botërore e Dëgjimit

Miliona njerëz në të gjithë botën jetojnë me probleme të dëgjimit. Çdo vit me 3 Mars shënohet Dita Botërore e Dëgjimit e vendosur kjo nga OBSH. Rreth 1.1 miliardë persona në botë, janë në rrezik për të humbur dëgjimin, si pasojë e përdorimit në menyre jo të shëndetshme të aparateve audio – fonike, perfshirë këtu telefonat e mençur apo për shkak të ekspozimit në nivele të larta të zhurmave.

Popullata jonë ka kujdes të mjaftushem sa i përket dëgjimit pohon specialisti i kësaj fushe, otorinolaringologu, Fatmir Emra, i cili shtoi se prindërit i sjellin menjëherë fëmijët, sapo vërejnë një dhimbje apo simptomë tjeter tek ta.

Humbja e dëgjimit mund të ndodhë nga shkaqe gjenetike, komplikime gjatë lindjes, sëmundjeve infektive, infeksione kronike të veshit, përdorimi i barnave të veçanta, plakjes dhe ekspozimit ndaj zhurmës së tepërt ka shtuar Dr. Emra.

Doktor Emra na sugjeron se cilat janë këshillat praktike që duhen vërejtur dhe zbatuar që të mos ndodh humbja e dëgjimit.

Në Ditën Botërore të Dëgjimit, synohet të rritet ndërgjegjësimi për parandalimin e tij, por gjithashtu të theksohet se: ndërhyrjet efektive dhe në kohë mund të sigurojnë që njerëzit me këtë tipologji të jenë në gjendje të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë.

Read Previous

Qentë e ndjejnë kur një person është i keq dhe shkenca e vërteton këtë!

Read Next

“Dorëzimet në Spokan” shfaqet në festivalin “ Moisiu-On”