27 vite nga rënia e dëshmorëve në Junik – kujtohen Bedri Shala, Bekim Berisha, Elton Zherka dhe Përmet Vula

Sot mbushen 27 vite prej kur në fushën e Junikut ranë dëshmorë katër luftëtarë – Bekim Berisha – “Abeja”, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, trima që vënë në jetë idealet e lirisë dhe sakrifikuan gjithçka për kombin.

Bekim Berisha – Abeja, njeri prej figurave më ikonike të UÇK-së, kishte përvojë në tri luftëra: Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Duke ngritur Akademinë Ushtarake në Açarevë dhe luftuar në Gllogjan e Junik, ai dha jetën për lirinë më 10 gusht 1998, pranë bashkëluftëtarëve të tij .

Bedri Shala, që së bashku me “Abejën” organizoi dhe furnizoi luftëtarë, e humbi jetën në përpjekje të guximshme për t’iu afruar tankut të armikut; përpjekje që mbeti simbol i kurajës .

Elton Zherka dhe Përmet Vula, pjesë e njësit “Komando” nën komandën e “Abejës”, ranë heroikisht në vijën e frontit në Junik.

Në këtë përvjetor, kujtimi për këta trima mbetet i gjallë në zemrat e të gjithëve, si simbol i pathyeshëm i sakrificës, trimërisë dhe përkushtimit ndaj lirisë së Kosovës.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Read Previous

Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e metrosë

Read Next

Parashikimi i motit për sot