Abdixhiku: Zgjedhjet janë të pashmangshme nëse s’ka marrëveshje
26 të lënduar nga aksidenti me autobus në Kroaci janë liruar sot nga spitali, shkruan Reporteri.net.
Të njëjtëve do t’iu ofrohet akomodimi dhe transporti për vendlindje përmes linjave ajrore nga Aeroporti i Osjekut.
Transporti i tyre do të bëhet në ora 16:30, shkruan mediumi kroat index.hr.
“Sot, në ora 16.30, në marrëveshje me ambasadën, do të organizohet transporti me autobus për të gjitha viktimat e gatshme për transport, të cilët do t’i marrin në konviktin Antonio, dhe më pas në Hotel Central dhe do të drejtohen në Osijek, ku një i pret aeroplani për në Prishtinë”, bëhet e ditur.
Aty po ashtu bëhet e ditur se dy ambulanca u siguruan për transportimin e të plagosurve në Zagreb, dhe më pas për trajtim të mëtejshëm në vendin e zgjedhur prej tyre.
Ndërkaq bëhet e ditur se në spital duke u trajtuar janë edhe 15 persona, gjendja e të cilëve është stabile, gjersa dy janë në kujdes intensiv.
Kujtojmë se shoferit që dyshohet se shkaktoi aksidentin ku vdiqën 10 persona i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod. /Reporteri.net/