Shpërthim i madh në Gjermani, autoritetet e konsiderojnë si rrezik ekstrem

Një shpërthim i madh në Gjermani i cili po raportohet se erdhi nga një aneks i asgjësimit të mbeturinave dridhi shtëpitë në qytetin e Leverkusenit.

Pas imazheve të publikuara në rrjete sociale që shfaqet një re e madhe tymi e cila ngrihej në qiell, Zyra Federale për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën e Katastrofave (BBK), paralajmëroi publikun që të mbyllë dritaret e tyre dhe të qëndrojnë brenda mes frikës nga gazrat e rrezikshme të rrjedhura.

Një person shkroi në Twitter se ndjeu se shtëpia e tyre po dridhej në Bergisch Gladbach, e cila është rreth 12 kilometra larg Leverkusen.

Aplikacioni paralajmërues, ‘’Nina’’ u bëri thirrje banorëve në rrethin e Bürrig të hynin brenda dhe të mbyllnin të gjitha dyert dhe dritaret, ku thuhej se : “shpërthimi në Bürrig, niveli i paralajmërimit : rrezik ekstrem’’

Një re e madhe tymi e zezë mund të shihet gjithashtu nga Kolni i cili është rreth 18 km larg nga Leverkusen, sipas zjarrfikësve të Këlnit, aktualisht nuk ka rrezik në zonën e qytetit.

Ka raporte të pakonfirmuara të viktimave që janë djegur, po ashtu viktima dhe policia aktualisht po testohen për të parë nëse reja është toksike.

Tymi thuhet se po lëviz drejt Lützenkirchen, Opladen dhe Rheindorf dhe një “erë e mprehtë” është çuar deri në Këln./GazetaSinjali/

Shpërthim i madh në zonën e Leverkusenit, autoritetet e konsiderojnë si  rrezik ekstrem

Read Previous

‘The Sakura’, diamanti rozë që theu rekord si më i madhi i këtij lloji

Read Next

26 mërgimtarë që pësuan nga aksidenti në Kroaci, transportohen për në Kosovë në ora 16:30