24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Sekuestrohen dy pushkë në Rahovec, dy raste të dhunës në familje

Tre persona janë shoqëruar në polici në Rahovec, pasi dyshohet se kishin publikuar video në rrjete sociale duke mbajtur armë, ndërsa gjatë bastisjeve janë sekuestruar dy pushkë dhe municion. Po ashtu, janë raportuar dy raste të dhunës në familje në Gjakovë, në njërin prej të cilëve i dyshuari gjendet në kërkim policor.

Drejtoria Rajonale Gjakovë

INCIDENTET KRIMINALE

MBAJTJE NË PRONËSI,KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE& PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

Rahovec 19.11.2026. Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se kishin postuar video në rrjete sociale duke mbajtur armë. Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar; një pushkë gjuetie me 13 fishekë, një pushkë snajper me 12 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

MBAJTJE NË PRONËSI,KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE

Rahovec 19.11.2026-08:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar; një sprej dhe një brisk. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

· Gjakovë 19.11.2026-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

· Gjakovë 17.11.2026-10:00. Është raportuar se viktima femër kosovare dyshohet se ishte keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti në procedurë hetimore.

Read Previous

Kuvendi shpall masa emergjente për energjinë