24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Kanosje ndaj policit, raste dhune në familje dhe aksident trafiku

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjakovës janë evidentuar raste të kanosjes ndaj një zyrtari policor, dhunë në familje dhe një aksident trafiku me dëme materiale. Për rastet e raportuara, Prokuroria ka ndërmarrë masat e nevojshme ligjore.

INCIDENTET KRIMINALE

 

KANOSJE

Rahovec  28.09.2025-16:40.  Pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje në trafik, i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur verbalisht njërin nga zyrtarët policor. I njëjti me 29.09.2025 është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

 

DHUNË NË FAMILJE

·         Malishevë 28.09.2025-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e dyshuara femër kosovare ka kryer veprën e lartcekur ndaj tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

·         Malishevë 29.09.2025-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.  

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME DËME

Malishevë 29.09.2025-14:10. I dyshuari mashkull shtetas I huaj, derisa ishte duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasoje ka dalur jashtë rruge duke shkaktuar dëme materiale në automjet, por pa lëndime. 

 

Read Previous

Plani i Trupit për paqen në Gaza mirëpritet nga udhëheqësit në Evropë e Lindje të Mesme

Read Next

Në Ditën Botërore të Zemrës, Korporata Rugove dhe qytetarët e Prishtinës bashkohen me mesazhin: “Mbaje ritmin e zemrës tënde”