Gjatë 24 orëve të fundit, në rajonin e Gjakovës janë shënuar disa incidente që përfshijnë kanosje ndaj zyrtarit policor, dhunë në familje dhe përdorim të armëve të zjarrit në një aheng familjar.
INCIDENTET KRIMINALE
KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. Avdullah Bablija, Gjakovë / 17.08.2025-12:23.
Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti ka kanosur zyrtarin policor derisa ishte duke kryer detyrën zyrtare. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë / 17.08.2025-13:10.
Është arrestuar e dyshuara kosovare nën dyshimin se e njëjta pas një mosmarrëveshje, me veturë e ka goditur veturën e viktimës mashkull kosovar. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Gjakovë / 17.08.2025-01:30.
Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri kanë dalë në vendin e ngjarjes ku në një aheng familjar janë gjetur dhe konfiskuar 49-gëzhoja kalibër i ndryshëm të cilat dyshohet se janë shkrepur nga gjatë ahengut. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.