24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Dhunë në familje, konfiskim i armës dhe një automjet i dyshuar si i falsifikuar

Dy raste kryesore janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës. Një person është arrestuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes, ndërsa gjatë rastit i është konfiskuar një pistoletë me 13 fishekë. Po ashtu, policia ka konfiskuar një automjet të braktisur, tabelat dhe të dhënat e të cilit dyshohet se janë të falsifikuara.

Drejtoria Rajonale Gjakovë

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË NË FAMILJE/MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS

Gjakovë 06.08.2026-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë fizike bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare. Gjatë intervistimit viktima ka deklaruar se i dyshuari posedon armë, me ç’rast nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit pistoletë me një karikator dhe 13 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.FALSIFIKIM I DOKUMENTEVE

Rr. Qarkorja e Gjakovës 06.08.2026 – 18:30. Është hasur një automjet i braktisur me targa vendore, pas verifikimit të automjetit është kuptuar që tabelat dhe të dhënat tjera nuk përputhen me automjet dhe dyshohet që i njëjti është i falsifikuar. Automjeti është konfiskuar. Rasti nën hetime.

Read Previous

Inteligjenca amerikane: Putin mund ta sulmojë NATO-n këtë vjeshtë

Read Next

Kosova ngre aktakuzë për krime lufte ndaj Milan Radoiçiç dhe 19 personave të tjerë