Në 24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës janë regjistruar disa raste kriminale, ku dominojnë dhuna në familje dhe armëmbajtja pa leje, ndërsa policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore ndaj të dyshuarve.
INCIDENTET KRIMINALE DHUNË NË FAMILJE ·
Gjakovë 18.08.2025 – 09:00.
Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare, të cilat pas një mosmarrëveshje gjatë një konfliktit verbal kanë pasur edhe kontakt fizik me viktimën femër. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta ka refuzuar strehimin ne shtëpinë e sigurt dhe është kthyer në shtëpi tek nëna e saj. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.
· Gjakovë 18.08.2025 – 15:30.
Është arrestuar e dyshuara për shkak se e kishte kanosur me viktimën mashkull kosovar, me të cilin kishte qenë duke bashkëjetuar. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokuronit është dërguar në mbajtje.
· Gjakovë 18.08.2025 – 19:30.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur ka keqtrajtuar bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Ahmet Jashari, Malishevë 18.08.2025 – 07:50.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që më datë 17.08.2025 në një aheng familjar kishte shtënë me armë në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gaz me karikator dhe dy fishekë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Raport shtesë:
DHUNIM Gjakovë 10.08.2025 – NN.
Lidhur me rastin e lartcekur, më datë 18.08.2025 është arrestuar i dyshuarit mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Raport shtesë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Damjan, Gjakovë 17.08.2025 – 01:32.
Më 18.08.2025 janë identifikuar tre te dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët me datë 17.08.2025 në një aheng familjar kishin shtënë me armë zjarri. Nga të dyshuarit janë konfiskuar: një pistoletë me dy karikator dhe 120 fishekë, një leje e armës, një armë automatike AK 47 dhe një pistoletë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.