24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Arrestime për armëmbajtje pa leje dhe të shtëna me armë zjarri

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, janë evidentuar raste serioze të armëmbajtjes pa leje dhe të shtënave me armë zjarri, ku disa persona janë arrestuar ndërsa rastet mbeten nën hetime

INCIDENTET KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Bubavec, Malishevë 22.09.2025 – 16:00.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta (njëra me gaz), 9 fishekë, 50 fishekë me gaz dhe një predhë. Njëri nga të dyshuarit dyshohet se kishte shtënë me pistoletë në drejtim të shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

Fsh. Cërmjan, Gjakovë 22.09.2025 – 21:15.

Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të pa njohur nga vetura kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja. Rasti është duke u hetuar.

Read Previous

Franca njeh Palestinën

Read Next

Kosova e treta në botë për siguri