217 lodra u vendosën në sheshin qendror të Kamyansky për të nderuar fëmijët e vrarë në luftë

Arusha pelushi, kukulla e biçikleta janë vendosur në sheshin qendror të Kamyansky, në Dnipropetrovsk, në kujtim të fëmijëve të vrarë në luftë.

Aty janë vendosur saktësisht 217 lodra, një për çdo fëmijë të vrarë.

“217 fëmijë ukrainas nuk do të luajnë më kurrë në oborr, nuk do të ngasin biçikletë, nuk do t’i kërkojnë nënës së tyre të blejë një lodër të re”, tha kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko.

“Jetët e tyre u përpinë pamëshirshëm nga një luftë e tmerrshme. Është e pamundur të falet, sepse vdekja e fëmijëve nuk falet”.

Aksioni u organizua nga Qendra për Iniciativat Rinore dhe Këshilli Bashkiak i Kamyansky, dhe iu bashkuan mësues vendas, nxënës shkollash dhe prindërit e tyre.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se 217 fëmijë janë vrarë dhe 393 janë plagosur gjatë luftës.

/KlanKosova/

Read Previous

​Arrestohet profesori i dyshuar për pedofili në Prizren

Read Next

Gjykata Supreme kthen në rivendosje rastin e Trim Vokshit