Gjykata Supreme kthen në rivendosje rastin e Trim Vokshit

Me kërkesë të avokatit të të dënuarit Trim Vokshi, Gjykata Supreme ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe Gjykatës së Apelit duke e kthyer kështu cështjen në gjykatën e shkallës së parë në rivendosje.

Themelorja kishte refuzuar si të pabazuar kërkesën e të dënuarit Trim Vokshi për rishikim të procedurës penale të përfunduar me aktgjykim të formës së prerë. Më pas Gjykata e Apelit poashtu kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit të Trimit duke e vërtetuar vendimin e gjykatës themelore që e shpall Vokshin fajtor. Avokatii këtij të fundit, Arbër Guta kishte kundërshtuar aktvendimet e lartëpërmendura si jo mirë të arsyetuara. Sipas vendimit që ka arritur të sigurojë televizioni Syri, këto pretendime të avokatit mbrojtës të Vokshit I ka mbështetur Gjykata Supreme. Sipas tyre gjykata e shkallës së parë nuk e ka arsyetuar mjaftueshëm aspektin e tatuazhit duke konsideruar që arsyetimi nuk është i qëndrueshëm  marrë parasysh edhe ekspertizën e realizuar nga pala mbrojtëse.

Televizioni Syri ka kontaktuar avokatin e Trim Vokshit, Arbër Guta për të marrë një prononcim lidhur me rastin. Por me arsyetimin që të mos ndërhyjë në vendimet e gjykatës, Guta nuk ka pranuar të prononcohet. Trim Vokshi, nga Gjakova, është i dënuar më tre vite burgim e gjashtë muaj, për shkak se është fajësuar për një tentim grabitje, të cilën fillimisht kishte pranuar që e ka bërë por më pas një gjë të tillë e kishte mohuar me arsyetimin se e kanë detyruar. Gjatë kësaj periudhe detaje të tjera kanë dalë në pah që hedhin dyshime mbi fajsinë e të dënuarit tashmë Trim Vokshi.

Read Previous

217 lodra u vendosën në sheshin qendror të Kamyansky për të nderuar fëmijët e vrarë në luftë

Read Next

NATO e gatshme të mbështesë Ukrainën për vitet në vijim, thotë Stoltenberg