2 të vdekur në Japoni pas të shtënave gjatë stërvitjes me zjarr të drejtpërdrejtë

Dy persona kanë vdekur nga një incident me të shtëna në një seancë stërvitore me zjarr të drejtpërdrejtë të rekrutëve të forcave mbrojtëse të Japonisë, tha policia lokale për median amerikane ABC News.

Një 18-vjeçar është në paraburgim pas të shtënave, bëri me dije ndërkaq Policia.

Incidenti ndodhi në një poligon qitjeje gjatë një seance stërvitore në mëngjes, për rekrutët e Forcave Japoneze të Vetëmbrojtjes Tokësore. Një person që vdiq ishte 25 vjeç.

Forcat Tokësore të Vetëmbrojtjes në Moriyama Garrison i tha ABC News se trajnimi me pistoletë dhe pushkë të zhvilluar në poligonin e brendshëm ishin rutinë dhe jo jashtë zakonit.

Forca konfirmoi se i dyshuari në paraburgim ishte një kadet që merrte pjesë në stërvitjen me zjarr të vërtetë të mërkurën herët në mëngjes, sipas kohës lokale të Japonisë.

I dyshuari ka pranuar se ka qëlluar me armë, i tha ABC News Policia në Gifu, qyteti qendror japonez ku ndodhën të shtënat.

“Lloji i armës së përdorur në incident është ende nën hetim. Nëse ka pasur apo jo qëllim apo motiv është ende duke u hetuar. Por u pranua për të shtënat”, bënë me dije forcat e rendit.

Dhuna me armë është e rrallë në Japoni, ku njerëzit në përgjithësi nuk kanë akses në armë zjarri.

/AlbanianPost/

Read Previous

ATK-ja thotë se edhe shitësit “online” obligohen të lëshojnë kuponë fiskal

Read Next

Ish-burri i bëri presion që të kthehet të jetojë me të, gruaja në Gjakovë kishte urdhër mbrojtës nga gjykata