19 yjet e futbollit që nuk luajnë për kombëtaren e vendit ku kanë lindur

Janë të shumtë lojtarët në futboll që nuk luajnë për vendin e tyre të lindjes, por kanë zgjedhur të përfaqësojnë atë të orgjinës.

Por, cilët janë 19 yjet më në zë të futbollit që kanë bërë diçka të tillë?

1-Xherdan Shaqiri (Kosova)

(Getty Images)

Anësori 30-vjeçar lindi në Gjilan të Kosovës para se prindërit e tij të lëviznin në drejtim të Zvicrës në vitin 1992.

2-Jorginho (Brazil)

Getty Images

Mesfushori ka lindur në Santa Catarina të Brazilit, por ka një pasaportë italiane dhe ka luajtur me kombëtaren italiane që kur filloi në kategoritë e ulëta në vitin 2012.

3-Gonzalo Higuain (Francë)

Credit: GETTY

Ai ka lindur në Francë, por gjithmonë ka mbrojtur fanellën e Argjentinës, vendit ku është rritur.

4-Hakim Ziyech (Holandë)

IMAGO / DeFodi

Mesfushori ka lindur në Flevoland të Holandës, ku ka zhvilluar një pjesë të madhe të karrierës së tij sportive.

Por pavarësisht se ka luajtur në kategorinë e ulët të kombëtares së Holandës, në vitin 2015 ai zgjodhi të luante me kombëtaren marokene.

5-Thiago Alcantara (Itali)

Soccrates Images/GettyImages

Mesfushori ka lindur në Itali, ai është një futbollist spanjoll-brazilian por vendosi të zgjedhë ekipin spanjoll.

6-Ivan Rakitic (Zvicër)

Image credit: Eurosport

Ai ka lindur në Zvicër, ndonëse fillimisht mori pjesë me kategoritë më të ulëta të Zvicrës, por përfundoi duke u anuar nga Kroacia. Në vitin 2020 vendosi të tërhiqet nga kombëtarja kroate.

7-Riyadh Mahrez (Francë)

MB Media /Getty Images)

Anësori ka lindur në Sarcelles të Francës, por zgjodhi kombëtaren e vendit të prindërve të tij, Algjerinë, me të cilën debutoi në vitin 2014.

8-Sergej Milinkovic-Savic (Spanjë)

Source- 10z Soccer

Ai ka lindur dhe është rritur në Lerida të Spanjës, por gjithmonë ka luajtur për Serbinë nga radhët e të rinjve.

9-Erling Haaland (Angli)

Getty Images

Sulmuesi ka lindur në Leeds, Angli, por zgjodhi të luante për Norvegjinë, vendin e babait të tij.

10-Kalidou Koulibaly (Francë)

(Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Qendërmbrojtësi ka lindur në Vosges të Francës dhe ishte me skuadrën e Francës U-20, por nuk mori thirrjen nga skuadra A dhe në vitin 2015 u thirr nga Senegali.

11-Raheem Sterling (Xhamajka)

Sky Sports

Sulmuesi ka lindur në Xhamajka, por ka zgjedhur skuadrën angleze.

12-Pierre-Emerick Aubameyang (Francë)

Image AFP

Sulmuesi ka lindur në Laval të Francës, por ka zgjedhur vendin ku ka lindur babai i tij, Gabon.

13-Acharaf Hakimi (Spanjë)

Image: Backpagepix

Marokeni ka lindur në Madrid në vitin 1998. Që në moshë shumë të vogël ai u dallua në kategoritë më të ulëta të Real Madrid-it dhe dyshtetësia ishte një burim mosmarrëveshjesh mes dy federatave. Më në fund ai zgjodhi të konkurronte me Marokun.

14-Hakan Calhanoglu (Gjermani)

Getty Images

Lojtari Kombëtares turke ka lindur në Manheim në një familje emigrantësh turq në Gjermani. Duke qenë ende një premtim i ri, ai u tundua nga Federata Gjermane, por e kishte të qartë se do të luante për vendin e familjes së tij.

15-Eduardo Camavinga (Angola)

Image AFP

Camavinga ka lindur në një kamp refugjatësh në Angola, kur familja e tij ishte duke ikur nga lufta në Kongo.

Kur ishte 2-vjeç ata u transferuan në Francë ku u rrit dhe u stërvit si futbollist. Në vitin 2019 ai mori nënshtetësinë franceze dhe bëri debutimin e tij me Kombëtaren në vitin 2020.

16-Gio Reyna (Angli)

Getty Images

Giovanni Reyna ka lindur në Sunderland në vitin 2002. Ai është djali i futbollistëve te SHBA-ve, Claudio Reyna dhe Danielle Egan, e cila gjithashtu ka luajtur me SHBA.

Gio luajti në të gjitha nivelet e të rinjve për ekipin kombëtar të SHBA dhe debutoi për ekipin e parë të SHBA në 2020.

17-Raphael Guerreiro (Francë)

Image credit: AFP

Guerreiro lindi në Francë. Djali i një babai portugez dhe një nëne franceze.

I stërvitur në Francë, ai zgjodhi të luante me vendlindjen e babait të tij me të cilin fitoi EURO 2016 në Francë duke luajtur finalen kundër Kombëtares franceze.

18-Alfonso Davies (Gana)

Getty Images

Ai lindi në qytetin e Buduburam, në një kamp refugjatësh ku prindërit e tij kishin ardhur nga Liberia, e cila ishte zhytur në një luftë civile. Kur Davies ishte pesë vjeç, ai u transferua me familjen e tij në Kanada, veçanërisht në qytetin e Edmonton. Pasi u dallua në kategoritë më të ulëta, ai debutoi me ekipin e seniorëve në Kanada në vitin 2017 kur ishte ende 16 vjeç.

19-Aymeric Laporte (Francë)

Photograph: Pablo Garcia

Qendërmbrojtësi i majtë mbron ngjyrat e Kombëtares spanjolle pasi mori nënshtetësinë spanjolle në vitin 2021.

Laporte ishte i lidhur me Athletic Bilbao që nga viti 2011, kur mbushi 16-vjeç, deri në vitin 2018 kur u largua për te Manchester City.

Para EURO 2020, ai mori shtetësinë spanjolle. Ai kishte luajtur më parë në kategoritë më të ulëta të Kombëtares franceze. /Albanianpost.com

Read Previous

REL: Liberalizimi i vizave për Kosovën në rend dite në BE më 13 tetor

Read Next

IHK paralajamëron vërshime në disa komuna të Dukagjinit