189 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total janë 189 raste aktive me coronavirus në Kosovë.

MSH njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 20 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,199 persona.

Ministria po ashtu njofton se në 24 orët e kaluara janë vaksinuar 39 persona, ndërkaq prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1,835,830 doza të vaksinës. 

/Telegrafi/

Read Previous

Procesi i Vettingut në drejtësi ka filluar rrugën drejt finalizimit

Read Next

Shqiptarët pushtojnë Superligën e Turqisë në futboll – plot 17 prej tyre luajnë në 10 skuadra elitare