18 kardiologë i kërkojnë drejtorit të ShSKUK-së shkarkimin e drejtorit të Kardiologjisë

18 mjekë specialistë të Klinikës së Kardiologjisë, i kanë dorëzuar kërkesë drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi, shkarkimin e drejtorit të Kardiologjisë, Lulzim Kamberi.

Në kërkesën që e ka siguruar Ekonomia Online, specifikohen arsyet e kërkesës për dorëheqje si; parregullsi menaxheriale, diskriminim e abuzim duke keqpërdorur pozitën të cilën e ka.

Në letrën e nënshkruar nga 18 kardiologë, përmendet edhe sulmi fizik nga doktor Artan Ahmeti ndaj kolegut të tij, Fisnik Veliu.

I pari sipas tyre është ngritur në pozitë dy javë pas aktit të dhunshëm, përkundër se ndaj tij ishte ngritur procedure e veprës penale

“Më këtë ju njoftojmë zyrtarisht se ne Kardiologët e shërbimit invaziv, elektrostimulimit dhe të reparteve të Klinikës së Kardiologjisë dënojme ashpër sulmin fizik të ndodhur më datën 31.05.2023,në prezenc të kolegëve Kardiolog dhe familjarëve të pacientit, nga Dr.Artan Ahmeti – Kardiolog në cilësi të Zv. Drejtorit të Klinikës se Kardiologjisë, njëherit Kryetar i komisionit për ankesa në SH.S.K.U.K si dhe asistent pran Fakultetit të Mjekësisë në katedren e internos, kryen sulm fizik ndaj Kolegut Dr.Fisnik Veliu – Kardiolog i shërbimit invaziv”.

“Aktualisht i paraqituri në komision disiciplinor nga Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë Dr.Lulzim Kamberi i cili të lartcekurin e ngrit në pozitë dy javë pas aktit të dhunshëm, përkundër se ndaj tij ishte ngritur procedure e veprës penale, sulm fizik në vendin e punës, pran organeve përgjegjëse të drejtësisë, rast ky i njohur për opinionin publik përmes mediave elektronike”, thuhet në letrën e nënshkruar nga mjekët.

Sipas tyre, Kamberi në cilësinë e drejtorit të Klinikës, ushtron presion e dhunë psikike me qëllim të manipulimit të deklaratave të dëshmitarëve për rastin e rrahjes.

“Drejtori i Klinikës se Kardiologjisë Dr.Lulzim Kamberi dhe shefat gjatë kësaj kohe ushtrojnë presion dhe dhune psikike më qellim të manipulimit të deklaratave të dëshmitarëve okular nga stafi i lartë, mesëm dhe specializanteve për të relativizuar peshën e aktit të dhunës dhe shpalljen e dhunuesit si të pafajshem në këtë rast. Shkarkimi ose dorëheqja e Drejtorit të Klinikës se Kardiologjisë Dr.Lulzim Kamberi për anshmërinë e dëshmuar ndaj një numri të vogël të stafit të lartë shefave, në këtë rast si dhe shumë raste të tjera, duke mbrojtur haptas aktin e dhunës fizike, paraqet akt të lartë moral dhe ligjor”, thuhet ndër të tjerash në këtë letër. /EO

Read Previous

Abbott shkon për vizitë te Komandanti i KFOR-it për të diskutuar “sigurinë e përgjithshme”

Read Next

Arrestohet një person, dyshohet se ka blerë stolitë e arit të vjedhura në Teqen e Madhe në Gjakovë