Arrestohet një person, dyshohet se ka blerë stolitë e arit të vjedhura në Teqen e Madhe në Gjakovë

Një person me inicialet Z.K i datëlindjës 1970 është arrestuar me akuzen “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale.

Sipas burimeve tona ky rast ka të bëjë me vjedhjen e Teqes së Madhe në Gjakovë. Personi dyshohet se ka blerë stolitë e arit të vjedhura në shtepinë e shehut Musa Shehu.

Tv Syri ka raportuar dhe me parë për personat e arrestuar për vjedhjen e 200 mijë eurove dhe stolive të arit. Ky është pesroni i katërt që arrestohet me dyshimin se është i përfshirë në rastin e Teqes së madhe.

Bashkëngjitur gjeni dhe raportin e Policisë së Kosovës:

Lidhur me rastin vjedhje e rëndë ndodhur me 22.05.2023 në rrugën ,”Mazllum Lakuci,” në Gjakovë, sot është arrestuar edhe një i dyshuari mashkull kosovar mbi dyshimin se i njëjti ka blerë stoli ari të vjedhura në rastin e raportuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, njofton për mediumin tonë Sheremet Elezaj, zëdhënës në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Read Previous

18 kardiologë i kërkojnë drejtorit të ShSKUK-së shkarkimin e drejtorit të Kardiologjisë

Read Next

Moti në Gjakovë