15 vjet shtet, Begaj: Rruga euroatlantike e Kosovës është përpara

Në 15-vjetorin e shpalljes se Pavarësisë së Kosovës, presidenti shqiptar Bajram Begaj po realizon një vizitë zyrtare në Kosovës.

Ai sot bashkë me liderët institucionalë të Kosovës ka bërë homazhe në kompleksin Adem Jashari në Prekaz.

Pas homazheve, ai ka thënë se kjo është trashëgimia që ka lënë ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe komandanti legjendar Adem Jashari.

“Është kënaqësi të jem sot këtu në 15 vjetorin e shtetit të lirë dhe të pavarur të Kosovës. Ky është amaneti dhe trashëgimia që na ka lënë Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari. 15 vite ne kemi parë lindjen dhe rritjen e shtetit të Kosovës dhe besoj që rrugëtimi jonë është përpara, rrugëtimi euroatlantik”, ka thënë Begaj.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Ambasadori francez në Beograd: Plani evropian është një mundësi historike

Read Next

Blinken uron Kosovën, përmend dialogun me Serbinë dhe njohjen reciproke