142 ditë luftë në Ukrainë

*

Të paktën 23 persona, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë dhe rreth 66 të tjerë u plagosën pasi raketat ruse goditën ndërtesat civile dhe një qendër kulturore në qytetin Vinnytsia, në Ukrainën qendrore. Sulmi në Vinnytsia, larg vijës së frontit të luftës, ndodhi mesditën e mëngjesit të së enjtes, kur rrugët ishin plot me civilë. Shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës thotë se është ende në kërkim të 39 personave që konsiderohen të zhdukur, ndërsa 34 mbeten në gjendje të rëndë.

*

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, e quajti sulmin rus në Vinnytsia “një akt të hapur terrorizmi”. Në një fjalim video në konferencën e Hagës, Zelenskiy u kërkoi zyrtarëve të gjykatës penale evropiane dhe ndërkombëtare të hapin një “gjykatë speciale” për të hetuar pushtimin rus të vendit të tij.

*

Rusia ka larguar me forcë afro 2 milionë njerëz nga Ukraina, duke përfshirë më shumë se 200,000 fëmijë, që nga pushtimi i saj në shkurt, tha Zelenskiy. 

*

Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 40 vende të tjera kanë rënë dakord të koordinojnë hetimet për krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë. Të enjten, 45 vende, duke përfshirë shtetet e Bashkimit Evropian, si dhe Britaninë, SHBA-në, Kanadanë, Meksikën dhe Australinë në një konferencë në Hagë nënshkruan një deklaratë politike për të punuar së bashku. 

*

Sekretarja amerikane e thesarit, Janet Yellen, ka thënë se lufta e Rusisë në Ukrainë përbën kërcënimin më të madh për ekonominë globale. Përfaqësuesit e regjimit të Putinit “nuk kanë vend” në një takim të vendeve të G20 në Bali, tha ajo, duke shtuar se do të vazhdojë të bëjë presion ndaj aleatëve për një kufi të çmimit të naftës ruse, i cili sipas saj do t’i “mohojë të ardhurat Putinit për nevojën e makinës së tij të luftës. “.

*

Vladimir Putin nënshkroi në ligj masat më të ashpra për individët ose subjektet që konsiderohen “agjentë të huaj” nga Rusia. 

Burimi: The Guardian

Read Previous

Lidhja e pathyeshme artistike e Gustav Klimt me Egon Schiele

Read Next

17 fshatra në Kosovë kërkojnë të bëhen komuna