Murati publikon linkun ku mund të aplikojnë të rinjtë që duan të punësohen, paga minimale 264 €

Ministri i Financave, Hekuran Murati, sot ka publikuar linkun ku mund të aplikojnë të rinjtë të moshës 18 deri 25 vjeç, të cilët duan të punësohen.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se paga minimale do të jetë 264 euro në muaj, dhe pas 6 muajve punëdhënësi mund të rrisë këtë pagë.

“Subvencioni i Qeverisë do të jetë në nivelin 264 euro/muaj, për 6 muaj me radhë, ndërsa punëdhënësi mund të shtojë edhe mbi këtë shumë”, ka thënë ai.

Ai ka bërë thirrje tek bizneset që të përfitojnë nga kjo mundësi, dhe të shpallin pozitat e lira përmes platformës “Super Puna”.

Ky është LINKU.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Hoti: Serbia nuk po jep informacione për vendndodhjen e personave të zhdukur

Read Next

BE-ja aktivizon ndihmën emergjente për Turqinë