128 ditë luftë, si është situata në Ukrainë

· Shpërthime të fuqishme tronditën qytetin ukrainas Mykolaiv herët të shtunën, tha kryebashkiaku. Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë rajonin e Mykolaiv, i cili kufizohet me portin e të Odesa-s.“Ka shpërthime të fuqishme në qytet! Qëndroni në strehimore!” Oleksandr Senkevich, kryebashkiaku, shkroi në aplikacionin e mesazheve Telegram. Nuk dihet menjëherë se çfarë i shkaktoi shpërthimet.

· Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës, Energoatom, ka rivendosur lidhjen midis Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe sistemeve të mbikëqyrjes së centralit bërthamor në qytetin juglindor Zaporizhzhia. Lidhjet ishin prishur si rezultat i pushtimit rus.

· Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, denoncoi sulmin e Rusisë të premten në qytetin turistik Serhiivka si “terror të qëllimshëm dhe jo një lloj gabimi”.

· Planet e rindërtimit të Ukrainës do të duhet të adresojnë rivendosjen e ekosistemeve të shkatërruara nga lufta, tha komisioneri i BE-së për mjedisin. Virginijus Sinkevicius paralajmëroi se kostoja mjedisore e konfliktit “po rritet çdo ditë” dhe tha se mund të duhen “breza” për t’u kapërcyer.

· Një hetim i ri i Reuters ka zbuluar se të paktën 14 kompani ruse të armëve nuk janë përballur me asnjë sanksion perëndimor. “Drejtuesit e kompanive të armëve dhe paktën 14 kompani të mbrojtjes nuk janë sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian apo Mbretëria e Bashkuar,” thuhet në raportin e Reuters.

Burimi: Guardian

Read Previous

Pritet që qeset e plastikës të kushtojnë deri në 10 centë në Kosovë

Read Next

Nga sot hyn në fuqi marrëveshja për sigurime shoqërore mes Kosovës e Shqipërisë