116 ditë luftë në Ukrainë, ja si është situata

*

Lufta e Rusisë në Ukrainë mund të kërkojë vite, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Jens Stoltenberg duke shtuar se furnizimi me armë moderne, Ukrainës do t’i rrisë shansin për çlirimin e rajonit të saj lindor të Donbas nga kontrolli rus.

*

Rusia do të dërgojë një numër të madh trupash rezervë në Sievierodonetsk nga zonat e tjera të betejës për të vazhduar me përpjekjet e marrjes nën kontroll të plotë qytetin lindor.

*

Pesë civilë u vranë të shtunën në sulmet ukrainase dhe 12 të tjerë u plagosën në qytetin separatist lindor të Donetskut, sipas autoriteteve lokale.

*

Raketat ruse shkatërruan një depo të ruajtjes së karburantit në Novomoskovsk, një qytet në Ukrainën lindore. Sipas kreut të administratës rajonale të shtunën, tre vetë janë dërguar në spital.

*

Pentagoni po konsideron dërgimin e katër raketahedhësve shtesë në Ukrainë. SHBA ka gjasa të dërgojë katër sisteme raketash artilerie të lëvizshme, duke e çuar në 8 numrin e tyre të përgjithshëm. Vendimi thuhet se do të “bazohet në nevojat e menjëhershme ukrainase”.

*

Rusia dhe Ukraina kanë kryer një shkëmbim të të burgosurve. Pesë individë ukrainas të kapur u kthyen në Ukrainë në 18 qershor në këmbim të pesë individëve rusë të kapur, sipas drejtorisë së inteligjencës së ministrisë ukrainase të mbrojtjes.

*

Zelenskiy lavdëroi dhe falenderoi rojet kufitare në Odesa ndërsa vizitonte trupat në Ukrainën jugore. “Dua t’ju falënderoj nga populli i Ukrainës, nga shteti ynë, për punën e madhe që po bëni, për shërbimin tuaj heroik,” tha presidenti gjatë vizitës së tij. “Eshtë e rëndësishme që ju të jeni gjallë. Për sa kohë që jetoni, ka një mur të fortë ukrainas që mbron vendin tonë.”

Burimi: The Guardian

Read Previous

Johnson: Do të ishte një katastrofë nëse Putini do të fitonte luftën

Read Next

Temperaturë mbi 30°C në Gjakovë