11 gra shtatzëna me Covid-19 janë trajtuar në spitalin e Gjakovës në valën e re të pandemisë

Gjendja me Covid-19 në repartin e Gjinekologjisë për momentin është e qetë. Mirëpo gjatë valës së fundit të virusit, 11 gra shtatzëna janë trajtuar në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë. Këtë e konfirmoi Qamil Hamza, shef i repartit të gjinekologjisë në spital.

Për momentin nuk ka asnjë grua shtatzënë të infektuar me Covid-19 në spital, pacientja e fundit është lëshuar dje.

Hamza thotë se vaksinimi është e vetmja mënyrë e mbrojtjes kundër Covid-19, andaj IKSHPK dhe studimet e rekomandojnë një gjë të tillë doemos.

Për momentin në këtë repart dhe në spitalin “Isa Grezda” situata me Covid-19 është dukshëm më e qetë.

Read Previous

Kërkohet lehtësim i masave për të vaksinuarit

Read Next

Lajçak takon përfaqësuesit e sektorit privat në Kosovë, ja çfarë u diskutua