Osmani për Ligjin për Specialen: Vota e LDK-së do të varet nga përmbajtja, nëse kthehet në Kuvend
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, në seancën e sotme të Kuvendit e ka përmendur vdekjen e fundit të pacientes në Klinikën e Onkologjisë, e cila sipas saj, u konfirmuar nga shumë burime mbrëmë.
Ymeri tha se drejtori i repartit të Onkologjisë është munduar ta relativizonte si lajm, teksa fajin për vdekjen e pacientes ia la ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, pasi u shpreh se pacientja nuk kishte barna tash e tre muaj.
“Deklarimin jashtë rendit të ditës sot pata ta hapi me një lajm për mort, për vdekjen e fundit të pacientes në Klinikën e Onkologjisë, i cili u konfirmua nga shumë burime mbrëmë. Edhe pse drejtori i repartit ishte munduar ta relativizonte si lajm që s’do të kishte nevojë të kishte asi deklarate, megjithatë nga reagimi i QKUK-së është kuptuar se barnat e gjeneratës së re janë terapi mbështetëse që synojnë ta ngadalësojnë përparimin e sëmundjes. Kjo është esenca dhe në mungesë të këtij hapi nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Pastaj, e ndjera thotë se po përballej me sëmundjen për herë të dytë. A ka farë rëndësie kur dikush përballet me sëmundje për herë të parë, për herë të dytë, kur dikush e ka tre muaj pa hapa dhe kur dikush ka katër muaj pa hapa. Nuk e di ministër se si fle natën kur dikush në gjoks e ka kancerin e ju e rregulloni mindilin”, tha Ymeri, raporton KosovaPress.
Tutje, ajo tha se në gjashtë vitet e fundit, 30 për qind ka pasur rritje të vdekjeve në Kosovë, e sipas saj, as plani më i mirë i armiqve të Kosovës nuk do të ishte më efikas për zhdukjen e këtij populli,
“Për gjashtë vjet e fundit, 30% ka pasur rritje të vdekjeve në Kosovë. Në menaxhimin e juaj, 30% janë rritur vdekjet. Mbi 42% janë rritur rastet me tumor. Krejt kjo ka ndodhur gjatë kohës sa ti je ministër. Këto janë statistikat për një agjendë vrastare të kësaj qeverie. Me këtë plan efikas, nuk do të kishte mundur të ishte më mirë as plani i armiqve tanë për zhdukjen e këtij populli. Çdo vit, një popullatë sa një qytet i Suharekës e le këtë vend”, theksoi ajo. /KosovaPress/