​Vrasja e të miturit në Prizren, kërkohet paraburgim për vrasësin

Prokuroria Themelore në Prizren, dje, rreth orës 10:00 është njoftuar nga Policia e Kosovës, se në rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren, ka ndodhur një përleshje fizike në mes disa të rinjve, të mitur, ku janë përdorur edhe mjetet e mprehta.

Në bazë të informacioneve njëri nga sulmuesit e kishte goditur viktimën me thikë në pjesën e majtë të gjoksit, e cila ka rezultuar me pasoja fatale për viktimën.

Prokurori kujdestar së bashku me njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar provat materiale.

Nga informacionet fillestare rezulton se në rastin konkret të miturit e përfshirë në përleshje kanë poseduar një armë zjarri dhe dy thika.

Momentalisht, prokurori kujdestar së bashku me policinë janë duke bërë hetime, për të zbuluar motivet e ngjarjes dhe për ta zbardhur rastin në tërësi.

Trupi i pajetë i të miturit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që ndaj të miturit që ka shkaktuar vrasjen të caktohet masa e paraburgimit, ndërsa dy të miturit e tjerë që kanë marrë pjesë në përleshje, janë liruar në procedurë të rregullt./ KosovaPress.

Read Previous

Portreti i Dafina Zeqirit në bluzën e reperit të famshëm amerikan

Read Next

​Franca ndihmon Kosovën me pajisje mjekësore në luftën kundër COVID-19