​UNICEF marrëveshje me AstraZeneca për furnizimin e 85 vendeve me vaksinën kundër COVID-19

Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka nënshkruar marrëveshje me AstraZeneca për të siguruar për 85 vende 170 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga UNICEF-i thuhet se organizata dhe AstraZeneca arritën marrëveshje për furnizimin me vaksinat kundër COVID-19 në emër të programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar, UNICEF do të furnizohet nga AstraZeneca me 170 milionë doza të vaksinës për 85 vende./KosovaPress

Read Previous

​Mbi 7 mijë raste aktive me COVID

Read Next

Dyshohet që një shtetas i huaj ka djegur veten në Prishtinë