​Sot mësohet finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

Do të mësohet sot finalisti i parë i edicionit 2023/24 të garës më të rëndësishme evropiane në nivel të klubeve, Ligës së Kampionëve. Finalisti i parë do të dal nga ballafaqimi ndërmjet Paris-Saint-Germain dhe Borussia Dortmundit.

Gjatë dominimit të tyre të gjatë dhjetëvjeçar në futbollin francez, i vetmi trofe që i ka shpëtuar Paris Saint-Germain është Liga e Kampionëve. Duke pasur parasysh fundjavën si pushim nga kampionati vendas për t’u përgatitur për këtë lojë, një vend në finale për herë të dytë i pret ata, por vetëm nëse mund të përmbysin një deficit 1-0 nga ndeshja e tyre e parë gjysmëfinale kundër Borussia Dortmundit.

Ndeshja që pritet të jetë ë zjarrtë do të zhvillohet në “Parkun e Princave” me fillim nga ora 21:00./KP/

Read Previous

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Read Next

​91 vjet nga lindja e Bilbilit të Kosovës