​Shkencëtarët kanë zbuluar se çfarë përshpejton sëmundjen e zemrës

Sëmundja e zemrës ndodh te njerëzit mbipeshë në një moshë më të re sesa te njerëzit me peshën e rekomanduar të trupit, kanë njoftuar shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Northwestern.

Sipas të dhënave të mbledhura nga rreth 73,000 njerëz, burrat obezë zhvillojnë sëmundje të zemrës mesatarisht 3.1 vjet më herët sesa burrat e hollë.

Te gratë mbipeshë sëmundja e zemrës ndodh mesatarisht 4.3 vjet më herët sesa tek ato me peshën e rekomanduar të trupit. Pjesëmarrësit e studimit kishin një moshë mesatare 55-vjeç.

Obeziteti u zbulua se shoqërohej me një mesatare prej 85% të rrezikut më të lartë për sëmundje të zemrës te gratë, ndërsa te burrat kjo rritje e rrezikut ishte 67%.

Read Previous

Gjendet i vdekur i zhdukuri nga Vitia

Read Next

​Ngjarje e rëndë në Prizren, vdes 15-vjeçari pasi u godit me thikë