​ShBA dhe Koreja e Jugut lëshojnë raketa në det si kundërpërgjigje ndaj Koresë së Veriut

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut hodhën një breshëri raketash në det të mërkurën herët dhe organizuan një stërvitje bombardimi në Detin e Verdhë në përgjigje të gjuajtjes së një rakete balistike të paidentifikuar nga Koreja e Veriut mbi Japoni.

Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut (JCS) tha se gjuajti katër sisteme raketore taktike të ushtrisë dhe një raketë balistike Hyumoo-2. Një Hyumoo-2 e dytë me rreze të shkurtër funksionoi keq dhe u rrëzua në tokë në bazën e forcave ajrore në periferi të Gangneung, raporton VOA.

Nuk raportohet për të lënduar dhe ka nisur një hetim për shkakun e mosfunksionimit.

Përplasja tronditi banorët e qytetit bregdetar, të cilët kishin frikë se mund të ishte një sulm i Koresë së Veriut. Ushtria e Koresë së Jugut e pranoi rrëzimin disa orë më vonë.

Më herët të martën, Hirokazu Matsuno, kryesekretari i kabinetit të Japonisë, u tha gazetarëve se raketa e Koresë së Veriut u lëshua në orën 7:22 të mëngjesit dhe u hodh në Oqeanin Paqësor jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë 22 minuta më vonë. Kjo bëri që Tokio të evakuonte disa banorë në prefekturat veriore të Hokkaido dhe Aomori të martën në mëngjes.

/KosovaPress/

Read Previous

Procedura e vizave vështirëson vizitat e familjarëve dhe të avokatëve të të akuzuarve në Hagë

Read Next

Arbitrit shqiptar i besohet ndeshja në Ligën e Kampionëve