​SHBA, 25 viktima nga përmbytjet në Kentaki, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që goditën Kentakin arriti në 25, përfshirë të paktën gjashtë fëmijë, sipas zyrës së guvernatorit të shtetit të Amerikës Juglindore, e cila ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të vazhdojë të rritet.

Ndër historitë tragjike që nisin të dalin 24 orë pas katastrofës është ajo e një çifti që humbi të katër fëmijët. Ata ishin tetë, gjashtë, katër dhe dy vjeç.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Kentaki, i shkatërruar nga përmbytjet.

Presidenti ka dhënë urdhër për dërgimin e ndihmave për shtetin e goditur nga moti i keq.

Biden ka vendosur gjithashtu të ndajë fonde federale për të mbështetur qeveritë lokale në rindërtimin pas katastrofës dhe menaxhimin e emergjencës.

Zona e prekur nga moti i keq është një nga më të varfrat në SHBA./KP/

Read Previous

Dy asteroidë “potencialisht të rrezikshëm” po i drejtohen Tokës, çfarë pritet të ndodhë në qiell

Read Next

60 kg kokainë e fshehur në qymyr, marinarit rus iu gjetën materiale pornografike me fëmijë në celular