​Seminari i Rose-Roth, dita e dytë nis me adresimin e Albin Kurtit

Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“, ka filluar dje në Prishtinë.

Ky seminar vazhdon edhe sot prej orës 9:15, që do të fillojë me adresimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Gjatë ditës në një prej paneleve do të marrë pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.Më shumë se 100 pjesëmarrës, duke përfshirë deputetë nga vende anëtare të NATO-s dhe vendet partnere, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të ftuar të tjerë, po marrin pjesë në takimin treditor, i dyti i këtij lloji në Kosovë./Sinjali/

Read Previous

Moti sot

Read Next

15 raste aktive me COVID