​Ranglista e FIFA-së, Shqipëria bie për dy pozita

FIFA ka publikuar sot renditjen e saj më të re në nivel të shteteve ku ka pasur lëvizje në pozita për shumë vende.

Në këtë ranglistë, Kombëtarja Shqiptare ka rënë për dy pozita më poshtë krahasuar me ranglistën paraprake.

Kuqezinjtë nga pozita 62 kanë rënë në pozitën 64.

Sa i përket kreut të renditjes, e para mbetet Argjentina, e ndjekur nga Franca dhe Anglia, kurse top pesëshja mbyllet me Belgjikën dhe Brazilin. /KosovaPress/

Read Previous

Rregullorja e BQK-së, OEA kërkon rishikim dhe propozon tri alternativa

Read Next

Schnetzer: Kosova mbetet prioritet i politikës së jashtme të Austrisë