​Qeveria përcakton çmimin maksimal të lejuar për derivatet

Qeveria e Kosovës ka miratuar udhëzuesin administrativ përmes së cilit do të do të përcaktohet çmimi maksimal i lejuar për derivatet. Ky vendim ka ardhur pas evidentimit se ka mospërshtatje të çmimeve vendore krahasuar më lëvizjet e çmimeve në tregun botëror. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë por nuk është përmendur shifra e cila do të vendoset.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari derisa ka kërkuar aprovimin e këtij udhëzuesi, ka thënë se kjo po bëhet e qëllim që të mbrohet konsumatori dhe konkurrenca duke mënjanuar çrregullimet në treg.

Hajdari: Të bëhet përcaktimi i menjëhershëm i çmimit maksimal të lejuar për derivatet

“Në bazë të të dhënave që posedon Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të konfirmuara me evidencë nga bizneset, nga dogana dhe ATK, të cilat evidenca kanë argumentuar që ka mospërshtatje të çmimeve vendore krahasuar me lëvizjet e çmimeve në tregun botëror andaj për faktin që mospërshtatja e çmimeve është një ndër shkaqet kur qeveria mund të përcaktojë çmimin maksimal të lejuar apo kufizimin e marzhës tregtare. Përllogaritjet për çmimin maksimal do të jenë të bazuara nga evidencat e doganës dhe ATK dhe udhëzimi në fjalë është përgatitur në punë ekipore me Ministrinë e Financave Punës dhe Transferove dhe institucioneve të tjera përkatëse. Me këtë udhëzim Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë propozon përcaktimin e menjëhershëm të çmimit maksimal të lejuar për derivatet”, ka thënë Hajdari.

Në Kosovë, aktualisht një litër naftë kushton rreth 1.9 euro. /KosovaPress/

Read Previous

43 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Read Next

WhatsApp lanson veçorinë që do t’ju mundësojë të ndalni zërin e dikujt në një telefonatë grupi