​Publikohet një video e re, ja si dukej Maradona pak ditë para se të vdiste

Vdekja e Diego Armando Maradonas padyshim se solli shije të hidhur në botën e futbollit dhe jo vetëm.

Largimi i tij nga jeta vazhdon të mbetet temë diskutimi rreth asaj nëse kishte përkujdesjen e duhur nga ana e stafit mjekësor dhe prokuroria është duke vazhduar hetimet në këtë drejtim, përcjell KosovaPress.

Para pak ditësh u publikuan disa audio-inçizime ku dëgjohet komunikimi i mjekëve gjatë orëve të fundit te jetës së tij derisa flasin me një lloj përqeshje për legjendën e futbollit botëror.

Ndërsa sot, në mediat argjentinase është publikuar një video e re e cila shfaq Maradonan duke u ushqyer dhe thuhet se kjo video është vetëm pak ditë para se të vdiste, përcjell KosovaPress.

“Unë jam i mavijosur, por gjithçka është në rregull”, thotë Maradona i filmuar në kuzhinën e banesës në Tigre së bashku me ish-partnerin Veronica Ojeda.

Maradona flet ngadalë dhe shihet i fashuar në kokë për operacionin që kreu kohët e fundit.

“Ju e dini që nuk më pëlqen intimiteti, por kur jam me njerëz të mirë dal nga guacka ime”, thotë më tutje Diego, i cili më pas përshëndet mjekun Leopoldo Luque. 

Read Previous

​Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër katër personave

Read Next

​Lëndohet përsëri Eden Hazard