​Promovohet libri “Më shih”

“Më shih”, titullohet libri me fotografi të syve dhe thënie të refugjatëve në Kosovë. Derisa për të njëjtit po kërkohet siguri, janë po ata të cilët në një libër po shprehin dëshirat e tyre.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka promovuar librin “Meet My Soul”, në ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve. Libri është në tri gjuhë, ku azilkërkuesit kanë bërë thirrjet dhe dëshirat e tyre.

Drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti tha se kjo ditë kthen kujtesën kur kosovarët u dëbuan nga vatrat e tyre.

Rushiti ka shtuar se përmes këtij libri synojnë ndërgjegjësimin e qytetarëve. Sipas saj, Kosova detyrohet që të njëjtëve t’iu ofrojë siguri.

Autorja e librit, Malisa Zymberi tha se dalja çdo ditë në terren e rrit ndjeshmërinë për gjithë refugjatët të cilët vijnë në Kosovë. Sipas saj, në Kosovë ka gjuhë të urrejtjes për këtë kategori.

“Si mesazh kemi deshtë të tregojmë vuajtjet e tyre. Ka fëmijë që ende nuk kanë shkuar në shkollë. Kemi fëmijë që kanë lind në Kosovë”, tha ajo.

Ajo ka thënë se libri do të ndahet në mënyrë virtuale dhe në institucione të Kosovës./KosovaPress/

Read Previous

Në Kosovë janë dhënë ​afër 130 mijë vaksina anti-Covid

Read Next

Ministrja Gërvalla takohet me ambasadorin e Turqisë