​Policia jep detaje për aksidentin në Klinë ku mbeti i vdekur një person

Një aksident trafiku në mes dy automjeteve civile ka ndodhur dje pasdite në rrugën Pejë-Prishtinë, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore, kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në QKMF në Klinë, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e njërit pre tyre.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në fshatin Zajm të Klinës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /KosovaPress/

Read Previous

Sullivan: Lufta kundër Hamasit do të zgjasë me muaj

Read Next

Xhiro e 13-të në Superligën e basketbollit sjell duele shumë interesante