​Policia godet një grup të madh trafikantësh me emigrantë

Hetuesit policorë nga Departamenti i Kufirit, që nga muaji mars 2022, thuhet se kanë filluar hetimin rreth dyshimit se disa persona janë përfshirë në “kontrabandim me emigrantë”. Numri i personave të dyshuar, të përfshirë në hetim ka qenë i madh.

Ata dyshohet se emigrantët, kryesisht aziatikë, i kanë depërtuar ilegalisht nga Shqipëria, duke i kaluar deri në pjesën veriore të Kosovës, e qëllim i mbërritjes së emigranteve ishin shtetet perëndimore.

Më 14 korrik hetuesit nga Sektori i Hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin M.A., shtetas sirian, i cili ka qëndruar në Kosovë duke organizuar kontrabandën. Kurse, më 30 korrik policia kufitare e ka finalizuar operacionin policor të koduar “Shkoza”.

Po të shtunën, derisa ishte në zhvillim e sipër kontrabandim i radhës, pas marrjes së urdhrit nga Gjykata Themelore Prishtinë, fillojnë kontrollimet policore në fshatin Shkozë të Prizrenit në tri lokacione.

Në njërin nga lokacionet një i dyshuar tenton t’i godasë me veturë zyrtarët policorë. Ai është arrestuar për “sulm ndaj personit zyrtar” dhe dërguar në mbajtje, ndaj tij është veçuar lënda nga të dyshuarit tjerë të përfshirë në ‘kontrabandë me emigrantë’.

Gjatë operacionit policorë janë arrestuar edhe 16 të dyshuar për përfshirje në kontrabandim me emigrantë, po ashtu edhe një për armëmbajtje pa leje.

Nga të dyshuarit janë sekuestruar katër armë zjarri, 95 copë fishekë, 3 autobusë, 2 vetura, dy radiolidhje dhe 17 telefona celularë.

Pas intervistimit të 18 të dyshuarve të trajtuar në këtë operacion policor, me aktvendim të prokurorit 17 nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje, kurse ndaj njërit vazhdon procedura e rregullt.

Read Previous

Zelensky urdhëron civilët të evakuohen nga rajoni i Donetskut

Read Next

Ndjehen lëkundje të tokës në Kosovë