​Plagosja e policëve në Skenderaj, Sindikata e Policisë: Organet e drejtësisë të veprojnë sipas ligjit

Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar me rastin e sulmit ndaj dy zyrtarëve policor në Skenderaj, me ç’rast njëri nga ta është plagosur nga armë zjarri, kurse tjetri me mjet të fortë duke qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Sindikata nëpërmejt një reagimi ka kërkuar nga organet e drejtësisë që për personat e dyshuar të veprohet sipas ligjit.

“Jemi duke e përcjellur me vëmendje situatën e krijuar dhe do të reagojmë konformë informatave që do t’i sigurojmë. Zyrtarëve policor, të cilët gjenden në trajtim mjekësor u dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet në reagim.

Read Previous

​Parashikimi i motit për pesë ditë

Read Next

Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të Atletikës U18