​Për një muaj në Gjakovë janë sekuestruar gjëra në vlerë rreth 300 mijë euro

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, dhe me urdhër të gjykatës, janë sekuestruar sende në vlerë rreth 300 mijë euro.

Njoftimi i plotë:

Gjakovë, 30 shtator 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë periudhës kohore  gusht-shtator 2022, ka parashtruar tri (3) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve,  të cilat janë aprovuar nga Gjykata kompetente në Gjakovë.

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, dhe me urdhër të gjykatës, janë sekuestruar tri (3) eskavatorë dhe një (1) kamion transportues, të cilat kapin vlerën rreth 300 mijë euro, për shkak të dyshimit të bazuar se janë përdorur në kryerjen e veprën penale “Ndotja apo degradimi i mjedisit”, nga neni 338, paragrafi 1, të KPRK –së.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale, për ndotjen dhe degradimin e mjedisit, dhe inkurajon qytetarët që rastet e tilla të raportohen, me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie.

Read Previous

​Presidenti i FIFA-së Gianni Infantino arrin në Kosovë

Read Next

Ambasadorja amerikane: Ka ardhur koha që Shqipëria të zgjedh përsëri se cilën rrugë do të ndjekë