​Osmani: Serbia të përgjigjet para drejtësisë ndërkombëtare për krimet në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bënë homazhe dhe nderuan kujtimin për të rënët në 23-vjetorin e Masakrës edhe në Çikatovë të Vjetër.

Osmani tha është një ditë me dhimbje të madhe për të gjithë Kosovën sepse shumë civil, shumë martirë, shumë dëshmorë ranë për lirinë e Kosovës.

Ajo tha se po kujtojnë këtë sakrificë të madhe pa të cilën liria jonë do të ishte e pamundshme.

Kurse, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se masakra e Çikatovës së Vjetër dhe qindra masakra të tjera të cilat kanë ndodhur në Kosovë, prej aparatit shtetërorë të Serbisë, dëshmojnë qëllimin që kishin për shfarosjen e popullit tonë.

Më 17 prill 1999 në Ҫikatovë të Vjetër janë vrarë e masakruar 128 shqiptarë të këtij fshati dhe të fshatrave të tjera./KP/

Read Previous

Kancelari austriak – Putinit: Është i nevojshëm një hetim sikurse në ish-Jugosllavi

Read Next

Venecia hap atraksionin turistik