​Osmani: Kthehemi në vendlindje me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kthyer në Kosovë, pas vizitave jashtë vendit.

Ajo ka thënë se është kthyer në Kosovë me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë.

“Pas një jave përplot takime e diskutime me miq e aleatë të rinj e të vjetër, kthehemi në vendlindje me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Osmani ditëve të fundit qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me presidentin amerikan, Joe Biden. Ajo pati takime me liderë të vendeve të ndryshme dhe personalitete të tjera.

Para Amerikës ajo ishte në Britani të Madhe për të marrë pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II. 

Read Previous

​Parashikimi i motit

Read Next

Çështja e liberalizimit të vizave, ministri i Jashtëm i Çekisë gjatë kësaj jave viziton Kosovën