​Nagavci: MASHTI ka ndërmarrë të gjithë masat që provimi i maturës të realizohet si duhet

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar maturantët që sot hynë afati i dytë i provimit të maturës shtetërore, duke thënë se kjo është një ditë e rëndësishme sepse do të tregoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja të fituara përgjatë arsimit parauniversitar.

Nagavci ka uruar që secili nxënës të arrin rezultate sa më të larta të cilat do të ju mundësojnë të vazhdoni tutje shkollimin e lartë.

“Si ministri i kemi ndërmarrë të gjithë masat që ky proces të realizohet si duhet dhe pres edhe nga ju që të respektoni rregullat dhe udhëzimet e dhëna. Një falënderim i veçantë edhe për të gjithë personelin e angazhuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës”, ka shkruar ajo.

Read Previous

​Sveçla takon një delegacion amerikan, diskutojnë për procesin e strehimit të afganëve

Read Next

Escobar flet për deklaratën e ambasadorit Hill se pala kosovare ishte e papërgatitur për dialog