​Ministria e Infrastrukturës nis hartimin e planeve mujore për mirëmbajtjen e rrugëve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar të premten se ka filluar hartimin e planeve mujore për mirëmbajtjen e rrugëve në gjithë vendin.

Ato, siç thuhet në një njoftim nga ku dikaster qeveritar, do të mundësojnë organizim më efikas dhe mbikëqyrje të rregullt të punimeve në terren.

Ndërkohë, MI ka bërë me dije se ekipet e mirëmbajtjes po vazhdojnë ndërhyrjet për përmirësimin e rrugëve dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.

Ministria ka kërkuar nga qytetarët kujdes të shtuar gjatë ngasjes, veçanërisht në segmentet ku po zhvillohen punime. /KosovaPress/

Read Previous

Policia e Kosovës: 42 aksidente dhe 2526 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Read Next

​Spanja dhe Maroku përplasen për finalen e Botërorit 2030