​Ministri Sveçla priti në takim lamtumirës ambasadoren e Francës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim lamtumirës ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Ministria e punëve të brendshme ka bërë të ditur se, në këtë takim, ministri Sveçla e falënderoi ambasadoren Butel për bashkëpunimin dhe angazhimin e saj në Kosovë e veçanërisht për rolin e saj aktiv në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve të Agjencive Ekzekutive të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Ambasadorja Butel vlerësoi lartë angazhimin tonë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, e në veçanti falënderoi Ministrin për gatishmërinë e ofruar për ndihmë në menaxhimin e zjarreve me të cilat janë ballafaquar tërë Europa. Republika e Francës dhe Republika e Kosovës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale dhe Ministri Sveçla ritheksoi se do të angazhohemi në thellimin e mëtejmë të këtyre raporteve”, thuhet në njoftim.

Me rastin e përfundimit të misionit të saj tre vjeçar në Republikën e Kosovës, Ministri Sveçla i uroi suksese në angazhimet e mëtutjeshme Ambasadores Marie Christine Butel.

/KosovaPress/

Read Previous

Aksioni “Brezovica 6”, arrestohen shtatë persona e bastisen 11 lokacione

Read Next

​Këto janë çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme