​Liga e Kampionëve rikthehet me super përballje

Mbrëmja e sotme në Ligën e Kampionëve do të dhurojë emocione të forta me disa sfida mjaft interesante në fazën e ligës.

Programi nis prej orës 18:45, ku Olympiacos Piraeus pret surprizën nga Qipro, Pafos, ndërsa në të njëjtën orë Slavia Prague sfidon norvegjezët e Bodo/Glimt.

Spektakli i madh vazhdon nga ora 21:00, ku zhvillohen disa kryendeshje:

Ajax përballet Interin, ndërsa një nga duelet më të fortë është ai mes Bayern Munich dhe Chelsea, dy skuadra me traditë të madhe evropiane.

Në “Anfield”, Liverpool do të përballet me Atletico Madrid, një ndeshje që premton shumë luftë sportive, kurse PSG synon të nisë me fitore kundër italianëve të Atalanta-s, në një sfidë ku do të shihet shkëlqimi i yjeve të parisienëve.

Të gjitha këto ndeshje pritet të vendosin bazat e para të ecurisë së skuadrave në këtë edicion të ri të Ligës së Kampionëve. /KosovaPress/

Read Previous

Netanyahu paralajmëron Hamasin: Nëse dëmtoni pengjet do ta paguani shtrenjtë!

Read Next

Paul Williams nis dëshminë për mbrojtjen e Thaçit dhe të tjerëve