​Kurti: Ardhja e Scholz historike, presim përkrahje për anëtarësim në KiE dhe NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur historike vizitën e sotme të kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Kosovë.

Pas takimit me homologun e tij gjerman, Kurti, kërkoi përkrahje konkrete nga Gjermania për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Në një konferencë të përbashkët për medie me Scholz, kreu qeveritar foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se pala bllokuese është Serbia.

Ai tha se përkrah edhe bashkëpunimin rajonal, por në kuadër të Procesit të Berlinit.

Read Previous

​Scholz: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke

Read Next

Synim ishte bashkimi i Shqipërisë – Historia e Lidhjes së Prizrenit