​Kupa e Kosovës – Sot mësohen çiftet gjysmëfinale

Tërheqja e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të bëhet sot në orën 13:00, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi vet Federata e Futbollit të Kosovës.

Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Ballkani, Drita dhe Suhareka. Në këtë fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje.

Read Previous

Prisnin ndihmat ushqimore, 20 të vrarë dhe 155 të plagosur në Gaza

Read Next

Sa është Kosova e sigurt nga tërmetet?