​Kryetarja e Komisionit të Mbrojtjes në Bundestag: Konfliktet në Ballkan duhen zgjidhur me diplomaci

ARCHIV – 16.05.2018, Berlin: Marie-Agnes Strack-Zimmermann (FDP) spricht bei der Plenarsitzung des Deutschen Bundestages im Reichstagsgebäude. Die FDP-Verteidigungspolitikerin hat gefordert, beim Einsatz der Bundeswehr im Zentralirak ein Schießtraining der Schutzkräfte möglich zu machen. Foto: Kay Nietfeld/dpa +++ dpa-Bildfunk +++

Kryetarja e Komisionit të Mbrojtjes në Bundestag, Marie-Agnes Strack-Zimmermann, tha në një intervistë me DW News se grindja aktuale mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave dhe dokumenteve të udhëtimit duhet të zgjidhet në pajtim mes dy palëve.

“Ne kemi diplomatët e duhur atje, kemi BE-në atje dhe do të jetë detyra jonë që t’i ulim në një tryezë të përbashkët të dy palët në konflikt”, tha ajo.

Tensionet e fundjavës në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë ishin të mërkurën pasdite në rend të ditës së seancës së jashtëzakonshme të Komisionit të Mbrojtjes në Parlamentin Federal të Gjermanisë.

“Lufta e Ukrainës e ka rritur ndjeshmërinë tonë për konfliktet e tjera në botë. Prandaj edhe detyra jonë në Ballkanin Perëndimor është që të kujdesemi me mjete diplomatike që të arrihet qetësia”, tha më tej Strack Zimmermann për DW.

Qeveria gjermane ishte shprehur e shqetësuar për situatën në Kosovë qysh në fillim të javës. Ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht, tha se në rast nevoje KFOR-i do të ndërhyjë për të vendosur paqen.

Në qershor parlamenti gjerman e zgjati edhe me një vit mandatin e pjesëmarrjes gjermane në kuadër të forcave të KFOR-it. Aktualisht në Kosovë janë të stacionuar vetëm 65 ushtarë gjermanë, por në rast nevoje kontingjenti mund të shkojë deri në 400.

Read Previous

Përvjetori i vdekjes së Gjon Nikollë Kazazit

Read Next

Sot nis sezoni 2022/23 në tri nga pesë ligat kryesore evropiane, vëmendja tek Premier Liga