​Komisioni për Buxhet miraton rishikimin e buxhetit

Komisioni për Buxhet, Pune dhe Transfere, me shtatë vota pro dhe një abstenim miratoi raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Me këtë rishikim, buxhetit i shtohen edhe mbi 150 milionë euro.

Ndërsa, në seancën e së enjtes në Kuvend pritet të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin për vitin 2022.

Read Previous

Stano: Takimi i sotëm i dialogut do të jetë mbi energjinë

Read Next

Projekti i detajuar për Portin e ri të Durrësit pritet të përfundojë brenda vitit 2022