​Komisioni për Buxhet miraton raportin me amendamente për buxhetin 2022

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, pa diskutime, me shumicë votash ka miratuar Raportin me amendamente për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022.

Kryetari i Komisionit Armend Muja propozoi që seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e projektbuxhetit në lexim të dytë, të bëhet sa më parë që është e mundur, para datës së caktuar 22 dhjetor.

Projektbuxheti 2022 i planifikuar mbi 2.7 miliardë euro është miratuar në lexim të parë më 25 nëntor./KP

Read Previous

Ky është moti për pesë ditët e ardhshme

Read Next

​Blinken: Nuk do të lejojmë sulmin ndaj Ukrainës